
I plagosuri nga atentati në Larprakë, Erjon Bengo është person me precedent penalë dhe i dënuar më parë.
Në vitin 2016 ai shantazhoi një vajzë duke i thënë se do t’i publikonte video intime nëse nuk do t’i jepte 2 mijë euro.
Ai ka pasur një histori dashurie me vajzën me inicialet K.L, të cilën e shantazhonte vazhdimisht.
Për këtë arsye, e dëmtuara i është drejtuar Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku ka denoncuar shtetasin E.B, për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie. Procedimi penal ndaj tij është regjistruar në datën 3 maj të vitit 2016.
Po ashtu, ai u dënua në arrest me burg, ndërsa u shpall në kërkim edhe një bashkëpunëtor i tij.
Videot i kishte 21-vjeçari, që nga koha kur kishte qenë i lidhur me të dëmtuarën dhe e kërcënonte se do ta publikonte në Facebook, në rast se ajo nuk i jepte 2 mijë euro. /k.k/noa.al/
Detaje të reja nga atentati në Laprakë, ngjarja në një zonë të populluar
Masakra në Laprakë, dy autorë kryen krimin dhe u zhdukën në terr
Tiranë, vritet me armë një 17 vjeçare, plagoset rëndë një djalë