Transmetuar më 26-12-2018, 18:54

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tiranë, ku një vajzë ka ndërruar jetë dhe një djalë ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:17, në Laprakë ku sipas informacioneve paraprake janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasit Briselda Gjikola, 17 vjeçe dhe Erion Bengo, 23 vjeç.

Dy të rinjtë mësohet se ndodheshin në makinë, kur u qëlluan me armë nga persona ende të paidentifikuar.

Në vendngjarje mësohet se djali është plagosur në shpatull, ndërsa vajza është qëlluar në kokë.

E mitura Briselda Gjikola ka ndërruar jetë në spital, ndërsa Erion Bengo, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Policia në vendin e ngjarjes tha se po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd