Transmetuar më 26-12-2018, 19:46

Mund të kishte përfunduar edhe më keq masakra me një të vrarë dhe një tjetër të plagosur në Laprakë të Tiranës.

Në momentin që dy persona kanë qëlluar në drejtim të Griselda Gjikolës, 17 vjeçe, dhe Erjon Bengos, 23 vjeç, në zonë ka pasur edhe qytetarë të rastësishëm, si dhe banorë që jetojnë në pallatet përreth.

Për fat të mirë askush, përveç shënjestrës, nuk ka mbetur i lënduar, pavarësisht se plumbat kanë prekur edhe disa makina që ndodheshin aty.

Por si ndodhi ngjarja?

NOA.al ka mësuar se të rinjtë ishin duke ecur me makinë kur u përballën me dy persona që dyshohet se ishin të maskuar me kapuçë.

Më pas ndaj tyre është derdhur një karikator, plumbat e të cilit kanë prekur në kokë vajzën, dhe në shpatull e qafë djalin.

Ata janë larguar pa lënë gjurmë, të favorizuar edhe nga errësira, ndërsa vajza ndërroi jetë sapo mbërriti në spital.

Në luftë me vdekjen është edhe 23-vjeçari.

Burime të pakonfirmuara thonë se ata kishin një lidhje dashurie me njëri-tjetrin.

Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje. Ata janë duke kontrolluar nëse ka kamera sigurie përreth për të parë pamjet nëse do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Momentalisht në zonën përreth Laprakës, por edhe më gjerë, ka një prani të shtuar policore dhe janë ngritur disa postblloqe. /k.k/noa.al/

Masakra në Laprakë, dy autorë kryen krimin dhe u zhdukën në terr

Tiranë, vritet me armë një 17 vjeçare, plagoset rëndë një djalë