Transmetuar më 26-12-2018, 19:30

Vrasja e të miturës dhe plagosja rëndë e një djali që ndodhej me të, erdhi në një atentat që u pasua me zhdukjen e autorëve.

Burime në vendngjarje bëjnë të ditur për noa.al se ishin dy persona, momentalisht të paidentifikuar, të cilët iu afruan një makine dhe hapën zjarr duke plagosur rëndë 17-vjeçaren Brisejda Gjikola dhe 23-vjeçarin Erion Bengo .

Atentati ndodhi pranë një lulishteje në bllokun e pallateve “Gintash”, raporton noa.al.

Si pasojë e plagëve serioze, adoleshentja ndërroi jetë, bënë të ditur burime nga urgjenca spitalore e Tiranës.

I plagosur ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se autorët menjëherë pasi hapën zjarr, u larguan që të dy më këmbë duke vrapuar në errësirë në rrugicat që ndodhen përreth vendngjarjes.

Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje. Ata janë duke kontrolluar se çfarë kamerash sigurie ndodhen të vendosura nga bizneset e zonës, me qëllim që të hedhin dritë mbi autorët dhe dinamikën e ngjarjes.

Momentalisht në zonën përreth Laprakës, por edhe më gjerë, ka një prani të shtuar policore dhe janë ngritur disa postblloqe. /noa.al/

Pamje nga vendngjarja