Transmetuar më 17-12-2018, 14:32

Ashtu si pak ditë më parë, edhe sot studentët janë ndarë në dy grupe, ku një pjesë vijon të jetë te Kryeministria, ndërsa të tjerë kanë marshuar drejt Zogut të Zi.

Gjithçka për të bllokuar rrethrrotullimin, i cili është një prej pikave hyrëse të kryeqytetit.

Me thirrjet “Turp, turp, turp”, të rinjtë shprehen të vendosur për të mos pranuar dialog, duke insistuar se zgjidhja e vetme, është plotësimi i 8 kërkesave të tyre.

Por duke qenë se një pjesë e studentëve nuk kanë rënë dakord për bllokimin e rrugëve, duke qenë se mund të bllokohen ambulanca apo mjete të tjera që kanë nevojë të shkojnë në destinacion, kanë vendosur që të qëndrojnë para Kryeministrisë.

Marshimi dhe bllokimi i Zogut të Zi, vjen si një formë përshkallëzimi e protestës prej të rinjve.

Sakaq Kryeministri Edi Rama ka reaguar dy herë ditën e sotme, lidhur me protestën e studentëve. Ai ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të tij ku shihet pranë pemës, ndërsa shkruan “Do shihemi para festave?”

Po ashtu ai vijoi më tej duke thënë se “Forumet e doktorreshë Monës e Lul Artistit që bëjnë si studentë jashtë politikës dhe militantë të PD-LSI që bëjnë si familjarë studentësh, zyrtarizuan sot pengmarrjen e protestës”.

Më herët Rama publikoi një foto nga lartë të protestës ku duke iu drejtuar të rinjve tha se, sharrat e doktoreshës dhe britmat në gjumë të Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën.

“Por unë dhe ju që s’jeni më aty, jo vetëm që s’do t’i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq së bashku. Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t’ia nisim punës me dialog, bashkëpunim, këmbëngulje për Universitetin”, shkruan Rama.

Studentët ndodhen sot në ditën 13-të të protestës së tyre, ku janë mbledhur para Kryeministrisë. /a.y/noa.al

Momente tensioni mes studentëve protestues te Kryeministria

Kredia studentore, protestuesit: Shteti po na fut në kurth

Rama ngacmon sërish studentët: Protesta e marrë peng! Do shihemi para festave?

Studentët në protestë masive, bllokohet qarkullimi në Tiranë

Rama: Sharrat e doktoreshës dhe britmat e Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën