
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ditën e sotme, lidhur me protestën e studentëve të universiteteve publike.
Ai ka publikuar një foto nga lart të protestës, ku duke iu drejtuar të rinjve thotë se, sharrat e doktoreshës dhe britmat në gjumë të Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën.
“Por unë dhe ju që s’jeni më aty, jo vetëm që s’do t’i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq së bashku. Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t’ia nisim punës me dialog, bashkëpunim, këmbëngulje për Universitetin”, shkruan Rama.
Studentët ndodhen sot në ditën 13-të të protestës së tyre, ku janë mbledhur para Kryeministrisë.
Por ndryshe nga ditët e fundit, ditën e sotme, shihet një prani e madhe e të rinjve, ashtu sikundër ishte lajmëruar protestë masive. /a.y/noa.al
Studentët në protestë masive, bllokohet qarkullimi në Tiranë