Transmetuar më 17-12-2018, 13:48

Gjatë protestës së sotme të studentëve të universiteteve publike, janë shënuar momente tensioni.

Një grup kërkonte me ngulm të afrohej në Kryeministri, ndërsa grupi tjetër kërkonte që të mos prekeshin efektit e policisë.

Kjo pasi një grup të rinjsh rrethuan Kryeministrinë në formë kordoni si formë për të treguar se institucionet janë të qytetarëve.

Por njëri prej protestuesve pretendon se u shty nga një efektiv policie. Të rinjtë e cilësuan punonjësin e policisë, si provokator.

Kësisoj u shënuan disa momente përplasje dhe shtytje, por fatmirësisht pa të lënduar.

Sakaq Kryeministri Edi Rama ka reaguar dy herë ditën e sotme, lidhur me protestën e studentëve. Ai ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të tij ku shihet pranë pemës, ndërsa shkruan “Do shihemi para festave?”

Po ashtu ai vijoi më tej duke thënë se “Forumet e doktorreshë Monës e Lul Artistit që bëjnë si studentë jashtë politikës dhe militantë të PD-LSI që bëjnë si familjarë studentësh, zyrtarizuan sot pengmarrjen e protestës”.

Më herët Rama publikoi një foto nga lartë të protestës ku duke iu drejtuar të rinjve tha se, sharrat e doktoreshës dhe britmat në gjumë të Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën.

“Por unë dhe ju që s’jeni më aty, jo vetëm që s’do t’i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq së bashku. Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t’ia nisim punës me dialog, bashkëpunim, këmbëngulje për Universitetin”, shkruan Rama.

Studentët ndodhen sot në ditën 13-të të protestës së tyre, ku janë mbledhur para Kryeministrisë. /a.y/noa.al

Studentët në protestë masive, bllokohet qarkullimi në Tiranë

Rama: Sharrat e doktoreshës dhe britmat e Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën