Transmetuar më 17-12-2018, 12:45

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për të dytën herë ditën e sotme, lidhur me protestën e studentëve.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të tij ku shihet pranë pemës festive, ndërsa shkruan “Do shihemi para festave?”

Po ashtu ai vijon më tej duke thënë se “Forumet e doktorreshë Monës e Lul Artistit që bëjnë si studentë jashtë politikës dhe militantë të PD-LSI që bëjnë si familjarë studentësh, zyrtarizuan sot pengmarrjen e protestës”.

Më herët Rama publikoi një foto nga lartë të protestës ku duke iu drejtuar të rinjve tha se, sharrat e doktoreshës dhe britmat në gjumë të Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën.

“Por unë dhe ju që s’jeni më aty, jo vetëm që s’do t’i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq së bashku. Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t’ia nisim punës me dialog, bashkëpunim, këmbëngulje për Universitetin”, shkruan Rama.

Studentët ndodhen sot në ditën 13-të të protestës së tyre, ku janë mbledhur para Kryeministrisë.

Por ndryshe nga ditët e fundit, ditën e sotme, shihet një prani e madhe e të rinjve, ashtu sikundër ishte lajmëruar protestë masive. /a.y/noa.al

Studentët në protestë masive, bllokohet qarkullimi në Tiranë

Rama: Sharrat e doktoreshës dhe britmat e Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën