Transmetuar më 21-11-2018, 13:13

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet akuzave të opozitës lidhur me vlerën e projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe, prej nga preken një pjesë e banesave dhe bizneseve të banorëve të Unazës së Re.

“Dikush duhet t’u shpjegojë ‘ingjinjerave’ të PD-LSI dhe të kazanit plot me kadrinj se km e rrugëve nuk janë si metrat e teritalit që blinin në MAPO dikur për pantallonat e tyre! Vlerat për km variojnë sipas përmbajtjes së projektit e çmimet dalin denbabaden nga një manual standard”, shkruan Rama.

Gjithçka pasi më herët, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se Kryeministri i Shqipërisë duhet të turpërohet.

“Sot përpara se të thotë çdo lloj deklarate tjetër së bashku me lejfenët e tij të bashkëqeverisjes, t’u kërkojë falje 1000 herë këtyre qytetarëve, të cilët i mashtroi për t’i marrë votën. Dhe ky mashtrim është në sytë e të gjithëve. Pasi u deklaroi që i kishin ndërtuar banesat e tyre me gjak dhe sot në sytë ë këtij të pacipi gjaku u bë ujë, dhe praktikisht këta s’kanë asnjë të drejtë, por duhet të dalin në rrugë të madhe”, u shpreh Vasili.

Ai tha se janë 40 milionë euro do të shpenzohen për 2.2 km rrugë.

Në vijim tha se kjo rrugë është tenderuar në 3 copa, nga 700 apo 800 metra copa dhe konkurruesit kanë qenë firma të paracaktuar dhe 3 herë ka konkurruar një firmë që ka bërë një ofertë 0 lekë.

“S’besoj se ka qytetarë, votues i opozitës apo votues i Partisë Socialiste që të mos shqetësohet, preokupohet e mos t`i vijë ankthi i jashtëzakonshëm që po vidhet në këtë mënyrë, pasi ka konkurruar tre kompani për 3 tenderë të ndryshëm dhe ai bashkë konkurruesi tjetër ka qenë me 0 lekë. Vëllezërit Hysa konkurrojnë 3 herë me 0 lekë. Kjo është gara. Është e qartë për të gjithë. 19 milionë euro, konkurron një kundërshtarë me 0 lekë, i jepet dhuratë këtij dhe 30 e ca milionë euro vidhen”, denoncoi Vasili.

Ai tha se kësaj mega vjedhjeje do t`i shkohet deri në fund dhe se fajtorët duhet të shkojnë para drejtësisë. /a.y/noa.al

Unaza e Madhe, Vasili: Rama të kërkojë falje, i mashtroi qytetarët për t’u marrë votën

Rama i prerë me banorët e Unazës së Re: Zaptues profesionistë! S’ka legalizim

“Unaza e Madhe”, Vasili flet me shifra: Grabitje skandaloze, ditën për diell

Unaza e Madhe, Qendro: Sheshi “Shqiponja” s’do jetë rrethrrotullim. Flet për dëmshpërblimet e banorëve