Transmetuar më 27-07-2018, 07:29

Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka ndodhur gjatë natës, ende pa zbardhur e premtja.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Bathores, në periferi të Tiranës.

Si pasojë e shpërthimit janë shënuar dëmtime të shumta në katin e parë të banesës dykatëshe.

Mësohet se eksplozivi është vendosur në banesën e Gazmir Dacit, person i akuzuar për vrasje dhe që ndodhet në burg. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të këtij të fundit.

Më konkretisht Daci, akuzohet se në nëntor të vitit 2015 ka vrarë Valmir Kolaverin dhe ka plagosur vëllanë e tij Robert Kolaverin.

Ndaj Dacit në vitin 2016, u bë një atentat me armë zjarri teksa ndodhej në ajrimin e burgut të Vaqarrit, por fatmirësisht pa e dëmtuar. /a.y/noa.al

Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit, 20 vite burg për Kolaverin

I shpëtoi tre atentateve, Daci: Shteti të mbrojë familjen time

Atentati në burgun e Vaqarrit, Ergys Kolaveri mbetet në burg

Daci, shënjestra në burgun e Vaqarrit, kapen 2 të dyshuar. Zhduket snajperi

Vrasja e të riut në Kamëz, dërgohet për gjykim Gazmir Daci

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd