Transmetuar më 06-08-2016, 13:59

Tiranë, 6 gusht 2016, NOA.al – Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg për shtetasin Ergys Kolaveri, akuzuar për “vrasje për gjakmarrje e mbetur në tentativë”, lidhur me ngjarjen e pak ditëve më parë në atentatin e dështuar ndaj të dënuarit Gazmir Daci, në burgun e Vaqarrit.

Ndërsa dje u dha vendimi për masën e sigurisë për shtetasin tjetër Enea Caka, i cili akuzohet për “moskallëzim krimi”. Pak ditë më parë, Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës vendosi arrest me burg për të dy të akuzuarit.

Dje u zhvillua seanca e parë te Krimet e Rënda sepse dosja e të akuzuarve ka kaluar nga Gjykata e Tiranës, tek Krimet e Rënda për kompetencë. Avokati i Ergys Kolaverit pretendon se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen, dhe nuk ka qenë ai personi që qëlloi me snajper ndaj të dënuarve që ndodheshin në ajrim.

Sipas avokatit, kjo është një telenovelë e sajuar, pasi Gazmir Daci nuk ka qenë fare në ajrim në momentin që është qëlluar nga jashtë. Avokati i Ergys Kolaverit ka kërkuar përjashtim të gjyqtares, ndërsa është shprehur se klienti i tij “nuk ka lidhje me ngjarjen” dhe se ka prova që Kolaveri nuk ka qenë në Vaqarr ditën e ngjarjes. Atentati në burgun e Vaqarrit, lihet në burg Enea Ceka. Flet avokati

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd