Transmetuar më 15-11-2017, 17:51

Gjykata ka dënuar me 20 vite burg Ergys Kolaverin, i cili qëlloi me snajper Gazmir Dacin në burgun e Vaqarrit. 

Ngjarja ka ndodhur në korrik të 2016, por nga atentati mbeti i plagosur gabimisht i dënuari nga Kosova Lili Dulaj.

Prokuroria kishte kërkuar 30 vite burg për Kolaverin, por Gjykata vendosi ta dënojë me 20 vite heqje lirie.

Sipas Prokurorisë Kolaveri ishte i pajisur me një armë të sofistikuar snajper dhe ishte vendosur në një distancë të largët në ambientet e jashtme të burgut dhe priti derisa Gazmir Daci doli në ajrim për ta qëlluar.

Prokuroria thotë se ka qenë Ergys Kolaveri i cili bëri atentatin që nuk doli i suksesshëm, për motive hakmarrje.

Kjo për faktin se Gazmir Daci ka vrarë Gazmir Kolaverin dhe ka plagosur Robert Kolaverin, të dy vëllezër të Ergys Kolaverit. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd