Transmetuar më 09-02-2016, 16:05

Tiranë, 9 shkurt 2016, NOA.al – Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim Gazmir Dacin, i akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese”, “armëmbajtje pa leje”, “falsifikim dokumentash” dhe “kanosje”.

Daci akuzohet se, në datën 4 nëntor 2015, në Kamëz, ka vrarë me armë zjarri Valmir Kolaverin, si edhe ka kanosur për vrasje vëllain e viktimës, Saimir Kolaveri.

Po ashtu, Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën e “armëmbajtjes pa leje” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” për Xhelal Dacin, i ati i të pandehurit kryesor dhe për Ezel Baja, lidhje shoqërore e tyre.

Ngjarja 

Me 4 nëntor Daci ka qëlluar me armë dy shtetasit Kolaveri në një lokal në zonën e Bathores, në Tiranë. Valter Kolaveri, 28 vjeç, nuk u ka mbijetuar plagëve të marra nga breshëria automatike dhe vdiq në spital një ditë më pas./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd