Transmetuar më 25-07-2018, 11:23

Anna Malaj, e njohur si grabitësja famëkeqe e karburanteve, duket se e justifikon këtë epitet.

Ditën e sotme 31-vjeçarja nga fshati Visokë e Mallakastrës, ka dalë para Gjykatës së Fierit, bashkë me kushëririn e saj Emiljano Grembi 22, vjeç, ku ndaj tyre u vendos burg pa afat.

Por në dalje të gjykatës, pasi është njohur me vendimin, teksa mediat ishin të pranishme dhe kameramanët po e filmonin, Anna ka bërë një gjest fyes ndaj tyre.

Ajo iu ka treguar gishtin e mesit mediave, teksa shoqërohej nga dy efektivë të policisë. 

Dy të rinjtë të akuzuar grabitjen me armë të një karburanti në Levan dhe tentativën e grabitjes në dy raste të tjerë, kanë shfaqur pendesë në gjykatë.

Arrestimi i tyre bëri bujë, pasi Malaj, rezulton e vetmja femër e arrestuar në vendin tonë gjatë viteve të fundit, për grabitje me armë.

E reja bashkëpunonte me kushëririn e saj, 22-vjeçarin Emiljano Grembi nga fshati Belinë, e Patosit.

Dy të rinjtë i kryenin grabitjet duke përdorur një armë gjahu dhe një automjet, të cilit i vendosnin targa të vjedhura. Por ata u zbuluan nga kamerat e sigurisë së karburanteve. /a.y/noa.al  Grabitësja e karburanteve dhe kushëriri i saj lihen në burg, shfaqin pendesë në gjykatë

Mbesa me djalin akuzohen për grabitje në karburante, nëna: Tim bir e mori më qafë Anna

Grabitësja e karburanteve, tregon pse vjedhjen e parë e bëri pas ditëlindjes

Flet grabitësja Anna: Punëtori i karburantit nuk më ktheu reston, u hakmorra!

Bashkë me kushërirën grabisnin me armë karburantet, kapet fieraku i shpallur në kërkim

“Parkoi makinën dhe…” Flet punonjësi i karburantit që u grabit nga Anna

Grabitësja nga Mallakastra, që bënte gjëmën në karburante bashkë me kushëririn

“Tmerri” i karburanteve në Fier, arrestohet një vajzë, në kërkim bashkëpunëtori i saj në grabitje 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd