





Vihet në pranga bashkëpunëtori i Anna Malaj, 31-vjeçares nga Mallakastra, e cila dyshohet se ideonte dhe më tej vinte në zbatim grabitjet në karburante.
Policia e Fierit bën me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm, është bërë arrestimi i të shpallurit në kërkim Emiljano Grembi, 22 vjeç, banues në Belinë, Patos.
Grembi akuzohet se në bashkëpunim me kushërirën e tij, Anna Malaj, e cila u ndalua nga policia një ditë më parë, nën kërcënimin e armës, në 2 korrik, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.
Gjithashtu më 7 korrik, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.
Më 15 korrik, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilën shkonin në vendngjarje, një armë gjahu teke dhe 6 fishekë, si dhe një palë doreza dhe katër targa mjeti të falsifikuara.
Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim për të zbuluar ngjarje të tjera ku mund të jenë përfshirë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. /a.y/noa.al
“Parkoi makinën dhe…” Flet punonjësi i karburantit që u grabit nga Anna
Grabitësja nga Mallakastra, që bënte gjëmën në karburante bashkë me kushëririn
“Tmerri” i karburanteve në Fier, arrestohet një vajzë, në kërkim bashkëpunëtori i saj në grabitje
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





