




Qytetarët e Tiranës por edhe disa zonave të tjera në vend kanë kaluar çaste tmerri pak para mesditës pas disa lëkundjeve të forta të tokës.
Tërmeti ishte 5.2 ballë i shkallës rihter, një prej lëkundjeve më të forta të viteve të fundit në Tiranë, çka solli panik te qytetarët që dolën në rrugë.
Por, pas lëkundjeve të paradites, tjetër tërmet është ndjerë në kryeqytet, edhe pse me intensitet më të ulët.
Qendra Evropiane e Sizmiologjisë ka regjistruar një tërmet me magnitudë 3.4 ballë i shkallës rihter, 24 kilometra në Veriperëndim të Tiranës, pranë Fushë Krujës, me thellësi prej pesë kilometrash.
Sizmiologët kanë paralajmëruar se eksperienca tregon se pas tërmeteve të fuqishme, ndodhin të tjera tronditje më të lehta siç ka ndodhur edhe sot./a.m./noa.al/ Tërmet i fuqishëm shkundi Shqipërinë, 5.2 ballë Rihter
Lëkundje të fuqishme tërmeti në Tiranë dhe Shijak, tronditet vendi
Lëkundje të fuqishme tërmeti në Shqipëri, njerëzit në panik
Tërmeti i fuqishëm, njerëzit të frikësuar dalin në rrugët e Tiranës
Tërmeti i fuqishëm, sizmologu Ormeni: Pati 22 lëkundje, priten të tjera
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





