









Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin në orën 11.01 minuta të paradites së sotme, shkaktoi panik të madh te qytetarët.
Por duket se lëkundjet nuk kanë të ndalur me kaq, madje parashikohen të tjera.
Sizmiologu Rrapo Ormeni duke folur për ‘News24’ pohoi se si pasojë e prishjes së ekuilibrave, do të ketë lëkundje të tjera, por me magnitudë të vogël.
“Tërmeti ishte rreth 30 km në veriperëndim të Tiranës, 18 km në verilindje të Durrësit, 6 ballë me magnitudë 5.1 e shkallës rihter. Tërmeti është shoqëruar edhe me një seri lëkundjesh, me 22 të tilla. Këto janë tërmet të nivelit mesatar. Ato shoqërohen me pasgoditje dhe lëkundje të tjera më të vogla, pasi është prishur ekuilibri”, deklaroi ai.
Ormeni tha se ky çlirim energjie, pritet të sjell lëkundje të vogla.
Sakaq Instituti Shqiptar i Gjeoshkencave konfirmoi se epiqendra e tërmetit ishte në Gjirin e Lalzit.
Tërmeti i fuqishëm, reagon Veliaj: Pa panik, ja ç’duhet të bëni
Tërmeti në Tiranë, njerëzit të frikësuar dalin në rrugë
Zyrtare: Epiqendra e tërmetit që shkundi Ballkanin ishte në Gjirin e Lalzit
Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri shkundi edhe shtetet e tjera të Ballkanit
Lëkundje të fuqishme tërmeti në Tiranë dhe Shijak, tronditet vendi
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





