Transmetuar më 04-07-2018, 11:04

Tirana u përfshi nga lëkundje të fuqishme tërmeti, duke shkaktuar momente paniku.

Lëkundjet ishin aq të forta, sa që pallate dhe godina u lëkundën të gjitha.

Tërmeti zgjati për disa sekonda, ndërkohë që nuk dihet ende nëse ka shkaktuar dëme. 

Mësohet se lëkundjet ishin 4.9 ballë të shkallës rihter.

Të dhënat janë konfirmuar nga qendra Europiane e Sizmiologjisë, EMSC.

Sakaq Instituti Shqiptar i Gjeoshkencave konfirmon zyrtarisht se epiqendra ishte në zonën e Gjirit të Lalzit, me magnitudë 5.1 ballë të shkallës rihter, në orën 11.01 minuta. /a.y/noa.al/