Transmetuar më 04-07-2018, 11:18

Epiqendra e tërmetit që shkundi jo vetëm tërë Shqipërinë por edhe Ballkanin ishte në Gjirin e Lalzit.

Këtë e konfirmojnë për noa.al burime zyrtare nga Instituti Shqiptar i Gjeoshkencës.

Ata pohuan se tërmeti i orës 11:01 me intensitet 5.1 ballë të shkallës Rihter e kishte epiqendrën në Gjirin e Lalzi, 18 kilometra në verilindje të Durrësit.

Më herët, CSEM, Instituti Evropian i Gjeoshkencës konfirmoi se një tërmet me fuqi të paktën 5.2 ballë përfshiu Shqipërinë.

Tërmeti që u shoqërua me lëkundje të forta u lokalizua në orën 11:01, 28 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 12 kilometra në veri të Shijakut.

Instituti Evropian i Gjeoshkencës, deklaroi se tërmeti u ndje 4.9 ballë në Kosovë, Serbi, Maqedoni dhe në Malin e Zi. Po ashtu u ndje po aq ballë të shkallës Rihter edhe në Bosnjë-Hercegovinë. /noa.al/