Transmetuar më 04-07-2018, 11:36

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar lidhur me termetin e fuqishëm që goditi Tiranën, paraditen e sotme.

Ai këshillon si të veprohet në rast tërmeti, ndërkohë që thuhet se epiqendra ka qenë në Gjirin e Lalzit.

“Tirana sapo kaloi disa valë tërmeti! Pa panik, evitoni ndërtesat gjer sa të sqarohen rrethanat nga autoritetet – epiqendra gjithsesi në Gjirin e Lalezit, rreth 5 ballë! Nëse jeni prekur nga tërmeti, ju lutem telefononi emergjencat 112”, shkruan Veliaj.

Ai kërkon që të kontaktohen të afërmit dhe sidomos të moshuarit për ti ndihmuar.

Instituti Shqiptar i Gjeoshkencave thotë se epiqendra ka qenë në Gjirin e Lalzit, me magnitudë 5.1 ballë të shkallës rihter. /a.y/noa.al

Tërmeti në Tiranë, njerëzit të frikësuar dalin në rrugë

Zyrtare: Epiqendra e tërmetit që shkundi Ballkanin ishte në Gjirin e Lalzit

Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri shkundi edhe shtetet e tjera të Ballkanit

Lëkundje të fuqishme tërmeti në Tiranë dhe Shijak, tronditet vendi        

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd