

Lëkundje të fuqishme tërmeti u ndjenë pak më parë në Shqipëri duke shkaktuar klimë pasigurie.
Tërmeti ishte i fortë, bëri që të lëvizin ndjeshëm objektet edhe në katet e para të pallateve dhe shtëpitë përdhese.
Në katet e larta, sikurse vijnë raportimet e para nga banorë, janë ndjerë së tepërmi lëkundet që zgjatën të paktën pesë sekonda dhe u përsëritën për po aq të tjera menjëherë më pas, me intensitet më të ulët.
Në disa institucione shtetërore njerëzit kanë dalë në rrugë duke i boshatisur zyrat.
Edhe në blloqe banimi, shumë njerëz në Tiranë kanë dalë jashtë të frikësuar se mos lëkundje të tjera mund të jenë edhe më të forta, raporton noa.al. /vijon…/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





