Transmetuar më 04-07-2018, 11:08


Është edhe zyrtare, CSEM, Instituti Evropian i Gjeoshkencës konfirmon se një tërmet me fuqi të paktën 5.2 ballë përfshiu Shqipërinë.
Tërmeti që u shoqërua me lëkundje të forta u lokalizua në orën 11:01, 28 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 12 kilometra në veri të Shijakut.
Tërmeti kishte një thellësi dy kilometra.
Ora 11:09, u regjistrua edhe një tjetër lëkundje tërmeti në Tiranë e cila zgjati rreth dy sekonda dhe intensitetin e kishte më e ulët se ajo e tetë minutave më parë. /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





