





Lëkundjet e fuqishme të tërmetit të cilat tronditën vendin në orën 11.01 të paradites së sotme, nuk kanë kaluar pa dëme.
Ministria e Mbrojtjes bën me dijet se nga Qendra Kombëtare Operacionale pranë Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura deri në orën 12:30 janë konstatuar një sërë dëmtimesh.
Është konstatuar rënia e një çatie në një banesë të braktisur, njësia administrative Manzë, Durrës.
Ndërsa në Yrshek, Kashar, në periferi të Tiranës është çarë muri i një banese.
Në Marqinet, Bashkia Vorë, raportohet dëmtimi i çatisë së një banese.
Në lagjen “Dyl Haxhire Myzyri”, pallati nr. 8 ka plasaritje të mureve.
Njësia Cudhi, Bashkia Krujë është plasaritur një banesë.
Fshati Brret, Bashkia Krujë një banesë e plasaritur.
Plasaritje janë shënuar edhe në një supermarket në lagjen 17, Bashkia Durrës.
Nga komunikimi me qarqet Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Berat, Kukës etj., nuk janë raportuar dëme në objekte dhe lëndime në njerëz. /a.y/noa.al
Tërmeti i fuqishëm, sizmologu Ormeni: Pati 22 lëkundje, priten të tjera
Tërmeti i fuqishëm, reagon Veliaj: Pa panik, ja ç’duhet të bëni
Tërmeti në Tiranë, njerëzit të frikësuar dalin në rrugë
Zyrtare: Epiqendra e tërmetit që shkundi Ballkanin ishte në Gjirin e Lalzit
Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri shkundi edhe shtetet e tjera të Ballkanit
Lëkundje të fuqishme tërmeti në Tiranë dhe Shijak, tronditet vendi
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





