


Ministria e Mbrojtjes del me deklaratë lidhur me tërmetin e fuqishëm që goditi Tiranën dhe një pjesë të Shqipërisë.
Kjo ministri informon se në orën 11.01, të së mërkurës, është regjistruar tërmet me epiqendër në Hamallaj të Durrësit, me intensitet 6 ballë dhe magnitudë 5.1 të shkallës rihter.
“Deri tani nuk ka asnjë raportim për dëme materiale dhe as në njerëz. Për çdo rast të mundshëm kontaktoni në nr 112 për t’iu ardhur në ndihmë banorëve”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu bëhet me dije se u bllokuan edhe thirrjet telefonike në Tiranë për shkak se të gjithë nxituan të bëjnë telefonata për tu siguruar nëse janë mirë të afërmit e familjarët.
Sakaq Instituti i Gjeoshkencave bëri me dije se epiqendra e tërmetit ishte në zonën e Gjirit të Lalzit, me magnitudë 5.1 ballë të shkallës rihter dhe një tjetër pak më vonë në zonën e Hamallaj, me magnitudë 4.1 ballë. /a.y/noa.al
Tërmeti i fuqishëm, sizmologu Ormeni: Pati 22 lëkundje, priten të tjera
Tërmeti i fuqishëm, reagon Veliaj: Pa panik, ja ç’duhet të bëni
Tërmeti në Tiranë, njerëzit të frikësuar dalin në rrugë
Zyrtare: Epiqendra e tërmetit që shkundi Ballkanin ishte në Gjirin e Lalzit
Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri shkundi edhe shtetet e tjera të Ballkanit
Lëkundje të fuqishme tërmeti në Tiranë dhe Shijak, tronditet vendi
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





