


Prej ditësh mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim vijojnë thumbat lidhur me “qeverisjen me një timon”.
Pjesë e këtyre reagimeve është bërë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili teksa ka uruar sot “mirëmëngjes” me pamje nga parku i Viroit në Gjirokastër në 2014 dhe sot, shton diçka më shumë.
“Edhe shumë më shumë mbetet ende për të bërë për Gjirokastrën. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse Partia Socialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave për Gjirokastrën që duam, për Shqipërinë që duam, me shtet, punë, mirëqenie”, shkruan Rama në Facebook.
Kujtojmë këtu se Bashkia e Gjirokastrës drejtohet nga Zamira Rami, e cila vjen nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. /a.y/noa.al
Rama: Votoni PS që timonin ta kemi ne, mos të mbajmë të tjerët në prehër
“Makinë me një timon”, Tahiri i përgjigjet Vasilit: S’di pse i shkon mendja te tahmaja
“S’mund të ketë makinë me dy timonë”, Vasili i përgjigjet PS: Fundi, gjithmonë i njëjtë
Rama: Luli i mirë për muhabet, për punë të merr më qafë! Timoni i PS, pak rëndësi kanë pasagjerët
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





