Transmetuar më 28-05-2017, 10:12

“Kush do më shumë shtet, më shumë mirëqenie, duhet të na ndihmojë, ta mbajë timonin Partia Socialiste dhe pak rëndësi ka pastaj se kush janë pasagjerët që bashkohen”.

Kështu tha sot nga Elbasani, Kryeministri Edi Rama i cili foli nga ish- fusha e plehrave e kthye në lulishte.

Më tej shtoi se nuk kanë për ta lejuar kurrë të bëhet reforma në drejtësi ata që kanë pazare të hapura me drejtësinë.

Sipas tij, ata që sot kanë dalë nga çadra prej frikës nga drejtësia dhe janë bashkuar në çadrën e humbësve thoshin se nuk ka për t’u bërë reformën në drejtësi.

“S’keni për të bërë vettingun, i patë, erdhën, e votuan vettingun, por për të arritur deri aty na u desh shumë këmbëngulje, bashkim forcash me popullin. Mund të duket e pamundur që të rrisim punësimin në mënyrë që kushdo që do të punojë të ketë një punë. Shumë gjëra mund të duken të pamundura, pro asgjë nuk është e pamundur nëse siç luftuam së bashku dhe fituam për vettingun, asgjë nuk është e pamundur. Nuk mjaftojnë votat e njërës palë, na duhen votat e demokratëve të arsyeshëm që bëjnë dallimin mes votave për të bërë punë dhe votave për të bërë Lulin Kryeministër”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se u tregua se PS nuk kishte armiqësi me Partinë Demokratike, ndaj tha se u bënë tolerime, duke shtuar se nëse Shqipërisë i duheshin zgjedhje të lira dhe pakontestuara, “çfarë do thonë na i vodhën ministrat tanë zgjedhjet?”.

Kryeministri deklaroi në vijim se ka shembuj, që ata që kanë votuar PD janë sot më mirë falë qeverisjes aktuale.

Sipas tij, 25 qershori nuk është për të punësuar Lulin, as për të rikthyer Saliun apo për të punësuar humbësat e PD, por për të punësuar ata që duan të jetojnë me punë të ndershm.

“25 qershori është për të zgjedhur kryeshërbëtorin. Imagjinoni ti besosh Lulin shtëpinë, siç i besuan tironsit bashkinë 4 vjet, sahati i bashkisë aty pranë kishte ngecur dhe as nuk ecte. Se tjetër orë ka Tirana, e tjetër Shqipëria. Tani që e njohim nga afër ju siguroj se ai është në sahatin e vetë. I mirë për muhabet por po i dhe një punë more veten më qafë”, deklaro Edi Rama. /a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd