


Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili u përgjigjet zërave të ndryshëm nga Partia Socialiste, të cilët thonë se nuk mund të ketë makinë me dy timonë.
“Tafmaja e makinës me një timon. Po dëgjoj këtë teorinë e dy timonave. E kam dëgjuar edhe në 1994 kur mbahej referendumi për një timon në një makinë blu. Fundi i makinave me një timon dhe pa frena ka qenë gjithmonë i njëjtë. Populli është aty, më i vëmendshëm se në 1994”, shkruan Vasili në Facebook.
Ishte ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili gjatë një takimi elektoral në Petrelë ku prezantoi kandidatët e PS, për deputetë tha se makinë me dy timonë nuk mund të ketë, duke i’u referuar LSI. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





