




Dalin detaje të reja lidhur me ekzekutimin e ndodhur në autostradën Durrës- Tiranë, ku u vranë me armë zjarri ish- oficeri i policisë Ervin Dalipaj 38 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për “Rrëmbim personi” dhe Xhino Dauti 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje.
Policia thotë se rreth orës 13:40 të ditës së djeshme, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Sukthit”, në automjetin tip Audi S8, janë gjetur të vrarë me armë zjarri Dalipaj dhe Dauti.
Në vendin e ngjarjes, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 32 copë gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm, një predhë bërthame.
Gjithashtu në pjesën e brendshme të automjetit Audi S8 u gjetën një armë zjarri pistoletë model 54, 15 fishekë, disa aparate telefoni celularë të markave të ndryshme si dhe një sasi prerje në valutë të huaja, rreth 5 mijë euro.
Nga ana e uniformave blu janë shoqëruar 18 persona, me qëllim zbardhjen dhe zbulimin e plotë të ngjarjes. Ndërkohë dyshohet se dy viktimat janë takuar me dy vajza të cilat udhëtonin me një makinë tip "Smart", pak para ekzekutimit.
Përveç të shoqëruarve, policia është në kërkim të dy vajzave me të cilat dyshohet se kanë qenë viktimat në një lokal pranë Sukthit.
Lidhur me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /a.y/noa.al
“Audi” i Ervin Dalipaj u testua në Gjermani, si u bë shoshë nga plumbat
Ekspertiza mjeko-ligjore, Ervin Dalipaj është qëlluar me 20 plumba
Ndërtohet skema e ngjarjes së atentatit të dyfishtë në Sukth, si ndodhi ekzekutimi
Atentati në Sukth, viktima Juxhin Dauti i dyshuar për vrasje në vitin 2012
Identifikohen dy viktimat e atentatit në Sukth, ish- oficeri Dalipaj ishte në kërkim
Ekzekutohen me armë zjarri dy persona në Sukth, njëri nga viktimat Ervin Dalipaj
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





