Transmetuar më 26-04-2017, 08:48

Makina tip Audi S8 me targë AA 111 OI, brenda së cilës u ekzekutuan dje Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Sukthit, ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti u bë shoshë nga të paktën 50 plumba kallashnikovi.

Referuar një video të publikuar në rrjetin social “Youtube” rezulton se pikërisht makina me të cilën udhëtonin viktimat, është testuar në Gjermani në shkurt të po këtij viti gjatë një eventi garash me makina.

Siç shihet edhe nga pamjet e videos që zgjat 05:22, makina “Audi” me targa AA 111 OI është testuar disa herë në pistë me makina të tjera si Mercedes Benz, BMW, etj., dhe ka rezultuar fituese në disa në gara shpejtësie.

Megjithatë, referuar komentit që shoqëron këtë video në “Youtube” sqarohet ndër të tjera se nga testet në pistë ka rezultuar se “Audi” S8 me 700 kuaj fuqi “nuk është makina ideale pêr gara shpejtësie por është mjaft impresionuese ta shohësh atë në veprim”.

Ndërkohë nga pamjet është e vështirë të dallohet se kush ka qenë në timonin e “Audit” me targë AA 111 OI gjatë këtyre garave të zhvilluara në Gjermani vetëm dy muaj para se kjo makinë dhe dy pasagjerët e saj të “sharroheshin” nga plumbat në autostradën Tiranë-Durrës, shkruan ‘Bw’.

A ka qenë vetë Ervin Dalipaj apo Juxhin Dauti që e kanë testuar forcën e kësaj makine në Gjermani para se të udhëtonin me të në rrugët e Shqipërisë? Apo ka qenë ndonjë mik që për llogari të tyre e ka bërë provën për ta apo qejfin e tij?

Video e publikuar në “YouTube” nuk i jep dot këto përgjigje.

Ekspertiza mjeko-ligjore, Ervin Dalipaj është qëlluar me 20 plumba

Ndërtohet skema e ngjarjes së atentatit të dyfishtë në Sukth, si ndodhi ekzekutimi

Atentati në Sukth, viktima Juxhin Dauti i dyshuar për vrasje në vitin 2012

Identifikohen dy viktimat e atentatit në Sukth, ish- oficeri Dalipaj ishte në kërkim

Ekzekutohen me armë zjarri dy persona në Sukth, njëri nga viktimat Ervin Dalipaj

Vrasja e Çollakut, dy pistat mbi përfshirjen e ish- efektivit Dalipaj 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd