Transmetuar më 30-01-2016, 08:59

A mori pjesë ish-polici në vrasjen e Gaz Çollakut? Kjo pyetje pritet të marrë një përgjigje në vazhdim për ish-shefin e Policisë në Tiranë. Në të dhënat e publikuara dalin dy variantet, njëri, sipas të cilit, Ervin Dalipaj ka bashkëpunuar në rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, siç bën të ditur Prokuroria e Krimeve të Rënda, shkruan Panorama.

Ndërsa, në njoftimin e shpalljes në kërkim të 37-vjeçarit, thuhet se ndaj Dalipajt rëndojnë veprat penale “rrëmbim ose mbajtje peng të personit”, e kryer në bashkëpunim dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Emri i Dalipajt u bë i njohur pasditen e djeshme, disa orë pas arrestimit të Denis Shtrazës, person i akuzuar si një prej 4 rrëmbyesit dhe ekzekutorët e 34-vjeçarit Gazmend Çollaku, më 6 janar. Nga hetimet e kryera është konstatuar se Ervin Dalipaj, i përjashtuar nga policia në vitin 2013, ka bashkëpunuar me Denis Shtrazën në këtë ngjarje të rëndë.

“Prokuroria për Krime të Rënda ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasin Denis Shtraza, si edhe ka marrë lejen nga gjykata për një shtetas tjetër, të dyshuar si pjesëmarrës në vrasjen e shtetasit Gazmend Çollaku, ndodhur më 6 janar 2016, në Durrës”, bëri të ditur zyrtarisht Prokuroria e Krimeve të Rënda. Vrasja e Çollakut, gjak në makinën e të dyshuarit. Në kërkim ish- oficeri Rrëmbimi dhe vrasja e Gazmend Çollakut, arrestohet i dyshuari |VIDEO U morr peng dhe u ekzekutua, Çollaku plagosi për një femër U rrëmbye në mes të Durrësit, gjendet i vrarë, lidhur këmbë e duar Personi i rrëmbyer në Durrës, zbulohen detaje nga e kaluara e tij

Persona të veshur policë rrëmbejnë një qytetar në mes të Durrësit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd