

Ekzekutohen me armë zjarri dy persona në zonën e Sukthit, në Durrës. Dy persona në moshë të re, janë ekzekutuar teksa udhëtonin me një makinë në autostradën Tiranë- Durrës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme pranë mbikalimit të Sukthit, ndërkohë që njëri nga viktimat është Ervin Dalipaj, i shpallur në kërkim dhe viktima tjetër Xhino Dautaj.
Ish- oficeri i policisë Tiranë ishte shpallur në kërkim lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në Durrës, i cili u gjet i vrarë në një kanal pranë Fushë Krujës.
Dyshimet paraprake flasin për një atentat mafioz, pasi dyshohet se viktimave u është bërë pritë nga një makinë e cila ka qenë në ecje pas mjetit të shënjestrës.
Rrethanat e kësaj ngjarje nuk bëhen ende me dije, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbuluar më shumë.
Ervin Dalipaj akuzohet se ka bashkëpunuar në rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, i cili u gjet i lidhur dhe i torturuar. Nga hetimet e kryera është konstatuar se Ervin Dalipaj, i përjashtuar nga policia në vitin 2013, ka bashkëpunuar me Denis Shtrazën në vrasjen e Çollakut. /a.y/noa.al
Vrasja e Çollakut, dy pistat mbi përfshirjen e ish- efektivit Dalipaj
Vrasja e Çollakut, gjak në makinën e të dyshuarit. Në kërkim ish- oficeri
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





