Transmetuar më 29-01-2016, 18:04

Tiranë, 29 janar 2016, NOA.al- Pas ndalimit të një prej autorëve të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazment Çollakut, shpallet në kërkim ish-oficeri i policisë Ervin Dalipaj.

Burime nga policia bëjnë me dije se 37- vjeçari ka qenë me profesion ish-oficer policie në funksione të ndryshme në Policinë e Elbasanit dhe Tiranës, në SHKB, dhe vitet e fundit Shef Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë me gradën Komisar, i përjashtuar nga detyra më datë 01.12.2013, me motivacionin për dekonspirimin e operacionit për lojërat e fatit.

Dalipaj është shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Aktualisht vijonë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe dokumentimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Në makinën e të dyshuarit u gjetën gjurmë gjaku

Në makinën e Denis Shtrazës, personit të arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Gazmend Çollakut, janë gjetur gjurmë gjaku, të njëjta me të viktimës.

Ky fakt konfirmohet nga Prokuroria për Krimë të Rënda e cila bën publike detaje lidhur me 33- vjeçarin e arrestuar ditën e sotme.

Organi i akuzës thotë se ka nxjerrë urdhër ndalimi për 33- vjeçarin Denis Shtraza, si edhe ka marrë lejen nga gjykata për një shtetas tjetër, të dyshuar si pjesëmarrës në vrasjen e Gazmend Çollaku, ngjarje e ndodhur në 6 janar 2016, në Durrës.

Nga veprimet hetimore të kryera nga Prokuroria për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka rezultuar se në 7 janar është gjetur në zonën e Fushë-Krujës trupi i pajetë i Çollakut. Ky i fundit ishte rrëmbyer një ditë më parë në qendër të Durrësit nga disa persona, të veshur me simbole policie.

Sapo ka marrë njoftimin për këtë ngjarje, Policia e Shtetit ka zhvilluar kontrolle për personat e dyshuar. Ndër këto veprime, është ndaluar dhe kontrolluar mjeti tip ML, i cili drejtohej nga Shtraza dhe që shoqërohej nga një person tjetër.

Gjatë kontrollit të mjetit, dy personave u janë gjetur disa celularë të fikur. Nga kjo e dhënë, policia ka krijuar dyshime dhe ka vendosur bllokimin e përkohshëm të mjetit, ndërkohë që dy personat e shoqëruar janë lënë përkohësisht të lirë.

Ndërkohë, nga veprimet hetimore të Prokurorisë për Krime të Rënda, ndër të tjera, është bërë edhe këqyrja e kufomës dhe është urdhëruar ekspertiza.

Nga të dhënat shkencore, në fashat plastike me të cilat ishte lidhur viktima, u gjetën disa gjurmë gjaku, të cilat nuk i përkisnin viktimës, por që kishin vlera identifikuese.

Po ashtu, nga ekspertiza mjetit tip ML, në pjesën e pasme të saj, u gjetën disa gjurmë gjaku. Këto gjurmë, pasi u krahasuan, rezultuan të njëjta me gjurmën e gjakut të gjetura në fashën plastike me të cilën ishte lidhur viktima Çollaku.

Në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se këta persona duhet të kenë qenë pjesë e pengmarrjes dhe vrasjes së shtetasit Çollaku./a.y/noa.al

Rrëmbimi dhe vrasja e Gazmend Çollakut, arrestohet i dyshuari |VIDEO

U morr peng dhe u ekzekutua, Çollaku plagosi për një femër

U rrëmbye në mes të Durrësit, gjendet i vrarë, lidhur këmbë e duar

Personi i rrëmbyer në Durrës, zbulohen detaje nga e kaluara e tij Persona të veshur policë rrëmbejnë një qytetar në mes të Durrësit

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd