



Identifikohen të dy viktimat e atentatit të ditës së sotme të ndodhur te Mbikalimi i Sukthit, në Durrës.
Rreth orës 13: 55, në afërsi të vendit të quajtur Mbikalimi i Sukthit, janë vrarë me armë zjarri, Ervin Dalipaj dhe Xhino Dautaj.
Viktimat kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip Audi, kur janë qëlluar nga persona të paidentifikuar.
Ish- oficeri Ervin Dalipaj, i cili ka qenë shef i Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës ishte shpallur në kërkim që prej janarit të vitit 2016, lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në Durrës, i cili u gjet i lidhur dhe i torturuar në një kanal pranë Fushë Krujës.
Dyshimet paraprake flasin për një atentat mafioz, pasi dyshohet se viktimave u është bërë pritë nga një makinë e cila ka qenë në ecje pas mjetit të shënjestrës.
Rrethanat e kësaj ngjarje nuk bëhen ende me dije, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbuluar më shumë.
Ervin Dalipaj akuzohet se ka bashkëpunuar me të dyshuarin Denis Shtraza në rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut. Nga hetimet e kryera është konstatuar se Ervin Dalipaj, i përjashtuar nga policia në vitin 2013, ka bashkëpunuar me Denis Shtrazën në vrasjen e Çollakut.
Ervin Dalipaj ka qenë shef i Sektorit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme Tiranë deri në tetor 2013, kur u shkarkua nga detyra me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe të “rrjedhjes së informacionit”.
Ai u akuzua asokohe se kishte refuzuar urdhrin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, sipas të cilit duhet të mbylleshin të gjitha kazinotë në vend./a.y/noa.al
Vrasja e Çollakut, dy pistat mbi përfshirjen e ish- efektivit Dalipaj
Vrasja e Çollakut, gjak në makinën e të dyshuarit. Në kërkim ish- oficeri
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





