Transmetuar më 02-03-2017, 09:28

Grupi kriminal që kreu dy grabitjet me armë në rrugën Tiranë- Rinas, në dhjetor 2015 dhe në shkurt të këtij viti, duket se ka qenë i mirinformuar se masat e policive private për ruajtjen e parave ishin të dobëta”.

Personi që ka kryer vëzhgimin e mënyrës si punonte policia private që u grabit më 9 shkurt 2017, duke transportuar 3.2 milionë dollarë të BKT, ka qenë Neim Avdulaj, ish-komando i ushtrisë.

Duke parë masat e dobëta të sigurisë nga policia private në shoqërimin e parave, ai ka menduar të organizojë grabitjen. Ky fakt është pohuar nga i penduari Admir Çerpja.

Ai u ka thënë hetuesve se kishte bërë prezantimin e Dash Kupës me Neim Avdulajn, pasi ish-komandoja kërkonte njerëz për të bashkëpunuar me qëllim grabitjen e mjeteve të transportit të parave të bankës.

I penduari ka treguar para hetuesve se Neim Avdulaj në fillim kishte menduar të godiste vetë mjetet e transportit, pasi masat e sigurisë ishin nën nivelin minimal. Por më vonë ish-ushtaraku ka kërkuar njerëz që të bënin grabitjen, ndërsa ai do t’i furnizonte me informacione.

Duke kërkuar bashkëpunëtorë, sipas të penduarit, për marrjen e informacionit Neim Avdulaj ka vënë në punë Fatjon Xhyliun, Ditjon Memlikajn (ish-komando) dhe vetë Admir Çerpjan, tashmë i penduar.

Referuar dëshmisë së dhënë nga Neim Avdulaj, ai ka marrë pjesë në të dyja grabitjet (3.8 milionë euro në 2015 dhe 3.2 milionë USD më 9 shkurt 2017). Nga paratë e përfituara, pasi bashkëpunëtorit ndanin fitimet, Avdulaj ka pretenduar se rreth 300 mijë euro i ka lënë në kazino, shkruan ‘panorama’. Pas identifikimit nga Prokuroria e Tiranës, Avdulaj u arrestua pak javë më parë në Vlorë, pikërisht teksa po dilte nga një kazino ku kishte luajtur për disa orë radhazi.

Grabitja e parave të bankës, “I penduari”: Më gënjyen me 70 mijë euro, ju rrëfej sekretet

Grabitja në Rinas, Admir Çerpja mbetet në burg, merr statusin e dëshmitarit të penduar

Grabitjet, të arrestuarit s’morën pjesë direkt, kush është “banda e armatosur”

Zbulohen detajet, ish-ushtaraku la gjurmë në të dyja grabitjet në Rinas

Provat që fundosën grabitësit serialë të bankave

Ja kush janë dy ushtarët që morën pjesë në grabitje

Grabitja e parave të bankës, arrestohen 4 persona, policia jep detaje