Deri tani duket se policia dhe prokuroria kanë arritur të vendosin në pranga vetëm personat që kryenin marrjen e përçimin e informacionit në lidhje me lëvizjen e parave që grabitnin.
Fatjon Xhyliu, ish-polic privat, i penduari i parë që zbuloi krejt grupin, sipas hetimeve dhe provave të mbledhura, ka qenë në rolin e informatorit.
Po ashtu, edhe ish-komandot Neim Avdulaj dhe Ditjon Memlika rezultojnë se kanë vëzhguar lëvizjen e mjeteve të ngarkuara me para, shkruan “Panorama”. Të njëjtin rol ka pasur edhe Admir Çerpja.
Roli i shtetasit Ernest Kupa ka mbetur i paqartë, por misteri i çështjes është se në të dyja grabitjet kanë vepruar së paku 4-5 veta të armatosur. Për këtë arsye duket se “krahu i armatosur” i grupit ende nuk është kapur.
Tre persona mendohet se janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim, krahas Admir Muratajt, që u shpall në kërkim bashkë me pesë personat që tashmë janë arrestuar.
https://ëëë.scribd.com/upload-document
Grabitja në Rinas, gjendet tenxherja me para pranë banesës së Jetmir Çerpjajt
Grabitja në Rinas, Çerpja u arrestua teksa kishte dalë për të blerë ushqim
Kapja e grabitësit të pestë në rrugën e Rinasit, roli që kishte Jetmir Çerpja në grup
“Pula” dhe “Kutia”, zbardhen përgjimet e grabitësve të bankave
Bisedat e koduara, zbardhet skema si u krye grabitja në Rinas
Zbulohen detajet, ish-ushtaraku la gjurmë në të dyja grabitjet në Rinas
Xhyliu-Memlika, i dhanë informacion bandës, u shpërblyen me 100 mijë euro