Transmetuar më 15-02-2017, 17:29

Prokuroria ka grumbulluar prova të pakontestueshme në lidhje me arrestimin e grabitësve të bankave. Burimet bëjnë me dije se në cilësinë e provës materiale, të arrestuarve të një ditë me parë,  u janë gjetur sasi të konsiderueshme parash të huaja, që i përkasin bankës që u vodh më 9 shkurt 2017.

Numrat e serisë së kartëmonedhave të bankave kanë qenë të regjistruara dhe kjo ka ndihmuar në identifikimin e autorëve. Gjithashtu, prokuroria arriti që të zbulojë edhe fakte të tjera tronditëse.

Në banesat e autorëve të krimit janë gjetur edhe para që i përkasin bankës së grabitur më herët në aksin Tiranë-Rinas. Këto prova implikojnë të arrestuarit në dy grabitjet e bujshme. Në kuadër të operacionit të koduar “Patrioti”, ranë në pranga Neim Avdulaj, ish-ushtar në forcat e Zall Herrit, Ditjon Memlika, ish-efektiv në forcat ushtarake, Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat dhe Fation Xhyliu, ish-polic privat në një kompani sigurie. dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim./noa.al