Transmetuar më 14-02-2017, 18:40

Zbardhet grabitja e parave të bankës që po transportoheshin drejt Rinasit më 9 shkurt 2017. Në një komunikatë për mediet, Policia e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë tha se në kuadër të operacionit “Patriot”, u dokumentua dhe arrestuan autorët e dy grabitjeve të ndodhura në kohë të ndryshme në aksin Tiranë- Rinas. Bëhet fjalë për grabitjen e ndodhur më 3 dhjetor 2015, ku u sulmuan me armë eskorta e vlerave monetare “Rogat Security”, në aksin Tiranë – Rinas, në afërsi të Qafës së Kasharit dhe 9 shkurt 2017, ku u sulmuan me armë eskorta e vlerave monetare “Jaguar”, në aksin Tiranë-Rinas, afër universitetit “Epoka”.

Pas veprimeve intensive hetimore, u arrit të provohej dhe dokumentohej implikimi i të paktën 6 shtetasve të mëposhtëm në këto 2 ngjarje. Mësohet se një pjesë e bashkëpunëtorët të grabitjeve janë ish-ushtarakë dhe ish-punonjës të kompanive të sigurisë private.  Si të përfshirë policia ka identifikuar persona Fation Xhyliu , 33 vjeç, lindur në Lushnjë, banues në Tiranë, ish-punonjës  në Shpsf  “Rogat”, Ditjon Memlika, 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, ish-efektiv në forcat ushtarake, Neim Avdulaj, 28 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues  në Tiranë, ish-ushtar profesionist në forcat ushtarake të Zallherrit dhe Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat. Ndërkohë, u shpallën në kërkim  shtetasit me iniciale M.A., dhe Ç.A., dhe po punohet për kapjen e tyre.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, vlera monetare të konsiderueshme në valutën paund, dollarë amerikane, kanadezë dhe australianë, euro dhe lekë shqiptare; kartëmonedha këto të deklaruara në transportet monetare të vlerave të bankave respektive. Është provuar tërësisht mekanizmi dhe roli i gjithë të dyshuarve të përfshirë në këto 2 ngjarje, duke nisur nga marrja e informacionit mbi lëvizjen e eskortës, vëzhguesit dhe personat që kanë kryer goditjen me armë.

Grupi hetimor vijon me intensitet punën për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm, të implikuar  në këto ngjarje, por edhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale. Gjithashtu, po vijon puna për dokumentimin e grabitjes se ndodhur në datë 13 shkurt 2015, në një bankë të nivelit të dytë pran stacionit të trenit. Operacioni policor po vazhdon…/noa.al