Transmetuar më 17-01-2017, 13:26

Tiranë, 17 janar 2017, NOA.al- Prokuroria e Tiranës dha sot pretencën për 20- vjeçarin Andrea Memollari, i akuzuar për aksidentin me pasojë vdekje të nënës së dy fëmijëve Dhurata Prifti.

Procesi ndaj tij po bëhet me gjykim të shkurtuar çka në vendimin që do të përcaktojë gjykata i riu do të përfitojë uljen e 1/3 së dënimit.

Ndërkohë seanca e radhës u vendos për në 24 janar, pasi avokati mbrojtës kërkoi kohë.

I riu përplasi në muajin korrik, për vdekje me makinë 37- vjeçaren Dhurata Memollarin, e cila po kalonte rrugën bashkë me dy fëmijët e saj, të cilët mbetën të plagosur.

Memollari ishte dënuar më parë nga gjykata e Tiranës për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, por ishte lënë i lirë me punë të detyruar.  

Sipas ekspertizës, rezulton se, shpejtësia e makinës ka qenë 35 km/orë, semafori ka qenë portokalli dhe pas goditjes së parë ndaj sportistes që merrej me qitje, sipas ekspertëve, Memollari nuk ka bërë asgjë për të minimizuar pasojat, madje ka shtuar shpejtësinë, duke i dhënë gaz mjetit.

20- vjeçari akuzohet për dy vepra penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, duke shkaktuar vdekjen e një personi, dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Pas ngjarjes në rrugën “Jordan Misja”, i riu deklaroi para efektivëve të policisë se ishte duke biseduar në telefon në momentin që shkeli gruan me makinë./a.y/noa.al 

Aksidenti në Tiranë, arrestohet autori i dyshuar

Shkaktoi aksidentin tragjik, Andrea Memollari, jo vetëm pasion për makinat |FOTO

Fajtor edhe më parë, Memollari: Nuk i japë më lekë policit por shpejtësinë nuk e lë |VIDEO

Përplasi për vdekje nënën e dy fëmijëve: Nuk e pashë, ika nga frika

Aksidenti tragjik, Dhurata Prifti do shkonte në SHBA, kishte fituar lotarinë

Shtypi nënën e dy fëmijëve, “arrest me burg” për Memollarin

Aksidentoi për vdekje nënën e dy fëmijëve, prokuroria: 10 vite burg për Memollarin

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd