Transmetuar më 13-07-2016, 21:05

Djali 20-vjeçar i cili akuzohet se përplasi për vdekje nënën dhe plagosi dy fëmijët në një aksident në Tiranë nuk kishte pasion vetëm shpejtësinë, makinat dhe motorët por edhe lëndët narkotike.

Në fotot e publikuara në faqen e tij në rrjetin social Facebook, Andrea Memollari, sic raporton shqiptarja.com, shfaqet si admirues i lëndëve narkotike duke thithur "pluhur të bardhë" mbi një tavolinë të mbushur me para dhe sende të ndryshme.

Ai është arrestuar fillimisht në vitin 2015 për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe tentativë korruptimi të efektivëve të policisë.

I riu akuzohet se përplasi për vdekje Dhurata Dokun, ndërsa të lënduar lehtë mbetën dy fëmijët e saj. Policia tha se Andrea Memollari u largua nga vendi i ngjarjes, ku ndodhi aksidenti, por u arrestua katër orë më pas po në Tiranë.

VIDEO: 

Aksidenti në Tiranë, arrestohet autori i dyshuar

Nëna shpëton dy fëmijët, por e përplas makina dhe vdes në spital

VIDEO/ Aksidenti tragjik ne Tiranë, nëna vdes duke shpëtuar fëmijët

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd