
Është vënë në pranga autori i dyshuar i aksidentit që shkaktoi vdekjen e 37-vjeçares Dhurata Prifti, nënës së dy famijëve, ditën e sotme. Policia ka vënë në pranga Andrea Memollarin, 20 vjeç, i dyshuar si drejtuesi i mjetit tip “Benz 220”, me targa AA476GL.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Asim Vokshi” me rrugën “Jordan Misja”, kur një makina tip “Benz” ka aksidentuar 37-vjeçaren me Dhurata Prifti dhe dy fëmijët e saj të mitur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Të dëmtuarit janë dërguar në Spitalin ushtarak për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Por 37-vjeçarja, nëna e fëmijëve, ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes së marrë nga ky aksident, ndërsa dy fëmijët L. P., dhe S. P., janë jashtë rrezikut për jetën.
Gruaja po kalonte rrugën bashkë me dy fëmijët e saj, kur u përplas nga makina. 37-vjeçarja ka shtyrë fëmijët për t’i shpëtuar dhe i ka dalë vetë makinës, që i ka kaluar sipër dhe nuk ka qëndruar.
Pas ngjarjes së rëndë, drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes, por pak çaste më vonë u bë i mundur arrestimi i tij nga policia e Tiranës./b.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





