
Tiranë, 16 korrik 2016, NOA.al- Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 20 vjeçarin Andrea Memollari i cili pak ditë më parë shtypi për vdekje me makinë nënën e dy fëmijëve Dhurata Prifti.
Memollari në nisje të seancës është shprehur i penduar para gazetarëve për ngjarjen duke thënë se nuk e ka bërë me dashje.
Sipas ekspertizës, rezulton se, shpejtësia e makinës ka qenë 35 km/orë, semafori ka qenë portokalli dhe pas goditjes së parë, sipas ekspertëve, Memollari nuk ka bërë asgjë për të minimizuar pasojat, madje ka shtuar shpejtësinë, duke i dhënë gaz mjetit.
20 vjeçari akuzohet për dy vepra penale, "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", duke shkaktuar vdekjen e një personi, dhe "Largimi nga vendi i aksidentit". Kështu sipas kodit penal, Memollari rrezikon deri në 10 vite heqje lirie.
Pas ngjarjes në rrugën "Jordan Misja", i riu deklaroi para efektivëve të policisë se ishte duke biseduar në telefon në momentin që shkeli gruan me makinë. /b.l/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





