




Tiranë, 13 dhjetor 2016, NOA.al- Mimoza Toshi, gruaja e cila humbi dy fëmijët dhe të shoqin në krimin e trefishtë të ndodhur në Korçë, flet për herë të parë publikisht për ngjarjen.
Ajo pretendon se i shoqi Naum Toshi, e ka dhunuar dhe e ka nxjerrë shpesh jashtë shtëpisë ku dhe ka qëndruar gjithë natën bashkë me dy fëmijët e saj.
Duke folur në bisedë telefonike në emisionin “Me zemër të hapur”, ku ishte e ftuar nëna e saj Mimoza Gremi e cila e bën fajtore për krimin, ajo thotë se si ka mundësi që një nënë të bëjë akuza të tilla.
Më tej deklaron se “Naumi nuk punonte, më rrihte, më thoshte shko puno hap këmbët, ke tre kokë për të mbajtur. Kur u kthyem nga Greqia kishim vetëm, 20 euro, hanim bukë te kunata”.
Lidhur me akuzat e vjehrrit dhe nipit të të shoqit se ajo është autorja e vrasjes së të shoqit Naum Toshi dhe dy fëmijëve të saj 4 dhe 7 vjeç të cilët u gjetën të varur në banesë ajo thotë, “Si ka mundësi të vrasë fëmijët e mi, kur unë gjithçka për ata i bëra”.
Ajo tregon se është kthyer të dielën e kaluar, një ditë para krimit nga Greqia në Shqipëri dhe ka shkuar në shtëpi për të takuar fëmijët, ku i ka kërkuar të shoqit deklaratë që ta lejonte të merrte fëmijët dhe pas debateve u ka lënë 50 euro për bukë dhe është larguar.
Ajo ka treguar se pasi i shoqi nuk ka pranuar që t’i japë të dy fëmijët, ka insistuar që të marrë vetëm të madhin, të cilin e kishte sjellë pas nga një martesë e mëparshme e saj.
Marsela tregon se fillimisht ka mësuar se vetëm i shoqi kishte vrarë veten dhe më tej për fëmijët, duke u nisur me urgjencë drejt Shqipërisë. Ajo shtoi se Naumi ka një fëmijë tjetër me një shtetase greke dhe thotë se e takonte në fshehtësi.
Madje pretendon se ajo ishte nënë e babë për fëmijët dhe se Naumi u bërtiste. Në vijim thotë se i shoqi kishte synime ta shfrytëzonte si prostiutë dhe këtë gjë i’a ka pohuar pas dy vitesh. Gjithashtu tregon se i shoqi i kërkonte të punonte me lekë dhe se prej gjashtë ditësh para krimit, ishte larguar.
E pyetur se si është e mundur që Naumi ka opinion të mirë te prindërit e saj dhe komuniteti i Korçës dhe që bie ndesh me ato që deklaron ajo, Marsela tha, "Sa e njoh unë, nuk e njeh asnjë. Njeriu nuk e njeh për 5 minuta".
Më tej shton se i ati i kishte thënë se nuk e rriste fëmijën e tjetrit pas divorcit dhe se u detyrua të martohet.
Lidhur me kthimin nga Greqia deklaron se nuk kishin punë dhe para.
E pyetur me çfarë pune merret, ajo shprehet se punonte kameriere natën.
Ajo tregon se babai i saj nuk ka dashur që të marrë pjesë në varrim, për të parandaluar ndonjë ngjarje të rëndë.
Marsela Toshi (Behari), 24 vjeçe, banuese në Korçë, po hetohet në gjendje të lirë.
Policia thotë se procedimi ndaj saj ka filluar pasi, ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur dhe më pas është larguar për në shtetin grek, konkretisht J.T., dhe V.T., të moshave 7 dhe 4 vjeç, trupat e të cilëve u gjetën të pajetë, së bashku me trupin e bashkëshortit të saj Naum Toshi, në banesën e tyre, në lagjen nr 4 Korçë. Në ngarkim të saj materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
Marsela ishte martuar me Naumin, pas një martese të dështuar nga e cila kishte një djalë dhe më pas kishte sjellë në jetë edhe fëmijën 4- vjeçar të tyre.
Ajo tha se ishte larguar drejt Greqisë për të punuar dhe ishte grindur me të shoqin, i cili nuk e aprovonte vendimin e saj.
Ajo tha se i shoqi Naum Toshi nuk e ka dhunuar, por se të dielën ishin zënë me njeri tjetrin dhe ajo ishte larguar nga shtëpia.
Përshëndetje Marsela!
Përshëndetje!
Të shpreh ngushëllimet e drejtpërdrejta për humbjen e bashkëshortit dhe dy djemve të tu. Jemi gati të flasim sot?
Çfarë të flas unë, unë kam humbur dy fëmijët. (qan) Dalin dhe bëjnë legjendë aty. Çfarë të flasim. Del ajo nënë aty që ju luta të më çonte 50 euro se s’kisha bukë aty. Tani më del dhe më bën përralla me mbret aty.
Kanë qenë nipi dhe babai i burrit tënd që të kanë akuzuar.
Si ka mundësi të vras fëmijët e mi, kur unë i bëra të tëra për ata. (qan)
Ku ke qenë duke u gdhirë 5 dhjetor?
Natën që ndodhi kjo unë kam qenë me një familje prej 5 anëtarësh duke ikur për në Selanik për të kapur trenin. Si ka mundësi ta bëj unë një gjë të tillë. Të jemi më këmbë në tokë. Si ta varja unë atë burrë.
Ti ke deklaruar se je dhunuar?
Unë kam fjetur jashtë me dy fëmijë të vegjël në Korçë. E kam denoncuar në Greqi, kam shkuar edhe në policinë shqiptare. Atë natë që kam shkuar kam fjetur në tokë. Unë humbas fëmijët e mi, që të tëra i bëra për ata. Ajo nënë ka akoma gojë dhe flet, që më ka lënë 200 euro për 24 vjet. Iu përgjërova më ço 50 euro të blej një thes me miell dhe nuk e çau topin e tani del dhe më bën përralla mua. Që nuk më zë gjumi natën.
Si e mësove lajmin?
E mësova nga interneti vetëm për burrin isha në metro dhe pastaj për fëmijët, mu prenë këmbët. Nuk i besoja syve. Nuk më lanë as t’i shihja.
Kam nxjerr grekun nga karrigia dhe i kam thënë hap internetin. Erdha me autobus dhe më ndaluan tek dogana.
Keni thënë se me Naumin keni shkuar keq…
Kam deklaruam më parë në polici se ë burri me rreh dhe më nxjerr nga shtëpia më parë. E kam dhe një dokument të tillë në Greqi. Kush mi di mua hallet e mia.
Mbas krimit keni deklaruar se nuk keni pasur konflikte??
Unë i jam lutur që të më jap fëmijët dhe të më jap deklaratën që të më lejoj të iki.
Ju keni ikur në 19 nëntor?
Ça të bëja tjetër? Punë nuk kisha. Nuk donte të punonte. Më thoshte ik puno, hap këmbët se ke tre kokë për të ushqyer, Unë si kam unë dy muaj?
Natën e 4 dhjetorit, mes 5 dhjetorit, ditën e krimit ke hyrë në 2 të natës dhe ke ndenjur në Korçë.
Mbaj mend që kam ikur që në 4 nga Korça.
Sa orë më parë kishit mbërritur në Korçë?
Në orën 3 eerdha
Pse erdhe?
Erdha për të takuar fëmijët ti jepja 50 euro.
Ça orë ke shkuar?
Në orën 2 e gjysmë 3 e drekës. Nuk kam ndenjur as gjysmë orë, pasi më nxori prej krahësh. Pastaj unë ika. Mora plaçkat në hotel. Në për 5 pasdite kamë qenë në Doganë. Në 12 të natën duhej të merrja trenin për Athinë. Shkova dhe zu ngritur nga gjumi në orën 2 e ca e drekës. Në 3 kam dalë nga shtëpia. Kam ikur lart dhe mora hotelin tek Trekëndëshi. Kam shkuar të takoja fëmijët e mi. Sa shkova i putha, dhe i përqafova. Më la veç gjysmë orë, më ka nxjerr jashtë dhe më ka mbyllur derën.
Ke qenë vetëm?
Kam qenë vetëm. Policia më ka bërë një kontroll rutinë. Më kanë lëshuar dhe më kanë dërguar me një familje nga Bilishti. Nga Selaniku dhe më pas kam ikur me tren për Athinë.
Atë ditë që ke mbërritur në shtëpinë e tij ka pasur grindje?
Jo, thjesht më ngriti zërin.
I ke kërkuar të dy djemtë?
I kam kërkuar të dy. Por më pas i kërkova të madhin, se i thash atë të madhin se e kam të timin./a.y/noa.al
Flet nëna e Marsela Toshit: Nuk i vrau Naumi fëmijët, fajtore vajza ime
Vrasja e dy të miturve dhe e Naum Toshit, babai: Nusja kriminele, ajo është autorja
Krimi në Korçë, flet nipi i Naum Toshit: “Marsela kriminele, do marrim hak”
I shoqi vrau dy fëmijët dhe veten, rrëfimi i Marselës: Pse i lashë dhe ika në Greqi
Babai i Marsela Toshit: Fajtore që burri mbyti fëmijët, s’dua t’i shikoj më sytë
Varrimi i babait me dy djemtë e mitur, nëna s’lejohet të marrë pjesë
I shoqi vrau dy djemtë dhe veten, nën hetim gruaja që i braktisi
Dëshmia e Marsela Toshit pasi u varën 2 fëmijët: U zumë dhe ika
Krimi në Korçë, dy orë para vrasjes nëna shkoi të merrte fëmijët
Burri vrau dy fëmijët dhe veten në Korçë, kjo është gruaja që i braktisi
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





