Transmetuar më 21-06-2018, 15:30

Gjykata e Rrethit të Tiranës ka vendosur rihapjen e dosjes për vrasjen e Azem Hajdarit.

Vendimi u mor pas kërkesës së Izet Haxhisë, i cili është dënuar në mungesë për këtë ngjarje me 25 vite burg.

Në seancën e zhvilluar sot, gjykata pranoi kërkesën për rivendosjen në afat të dosjes, gjë e cila i hap rrugë rigjykimit.

Pas vendimit, avokati i Haxhisë, Bashkim Nikolla, sqaroi edhe hapat e mëtejshme.

Ai tha mes të tjerash se mbrojtja disponon prova të rëndësishme që vërtetojnë pafajësinë e Izet Haxhisë.

Ai shigjetoi edhe politikanët që kanë akuzuar Izet Haxhinë, teksa tha se “pse politikanët të mos kenë dëshirë të dalin vrasësit e vërtetë të Hajdarit”.

“Sa i përket aspektit procedural, është hapur rruga për të proceduar për ankimin, ku ne do rendisim provat dhe do argumentojmë se jemi të pafajshëm. Për drejtësinë është pritur 20 vjet. Ka prova të reja, mendoj që nuk është momenti t’i tregojmë. Mbështetemi në prova reale, jo imagjinare”, vijoi më tej avokati.

Ai tha se vendimi i sotëm kthen një faqe të re për drejtësinë. Sipas avokatit, po vijnë ditë të mira për drejtësinë.

“Me këtë vendim që mori gjykata flet shumë, dhe është një ditë shumë e mirë për Shqipërinë, për ditët e mira që do vijnë për drejtësinë. Të hapet sipari që kriminelët e vërtetë të ndëshkohen”, tha Nikolla./a.m./noa.al/ 

Dosja “Hajdari”, Izet Haxhia: Berisha pagoi 1 milion euro për të më eliminuar

Pas hekurave, Izet Haxhia i propozon për martesë të dashurës së tij

Izet Haxhia sulmon prokurorin: Ti i shërben Berishës! Jam dëshmitar i çështjeve që "i djegin"

"Dosja e shekullit", Haxhia kërkon të përballet me Sali Berishën

Rihapja e dosjes “Hajdari”, Izet Haxhia në duart e gjyqtarit të “21 Janarit”

Izet Haxhia nis lëvizjet ligjore, dorëzon kërkesën për rihapjen e dosjes “Hajdari”