Transmetuar më 17-05-2018, 13:29

Izet haxhia ka depozituar në gjykatë kërkesën për rihapjen e çështjes së ekzekutimit të Azem Hajdarit, ngjarje për të cilën ai është dënuar në mungesë me 25 vite burg.

Mësohet se kërkesa është depozituar sot në gjykatë nga ana e avokatit të Haxhisë.

Kujtojmë se Haxhia ka kërkuar prej vitesh rihapjen e dosjes, pasi pretendon se shumë fakte nuk janë marrë në konsidaratë.

Ai madje ka akuzar drejtëpërdrejtë ish-shefin e tij Sali Berisha se ishte ai që e ka nxjerrë në pritë Hajdarin.

Para se të ekstradohej nga Turqia, izet Haxhia ka deklaruar se posedon prova të shumta që nuk janë dorëzuar më parë në organet e drejtësisë.

Pritet që tashmë të hidhet shorti nga gjykata për të mësuar se cili gjyqtar do shqyrtojë kërkesën./a.m./noa.al/Flet Avokati turk i Izet Haxhisë: S’kemi garanci se do rigjykohet

U ekstradua nga Turqia, vjen reagimi i parë i Izet Haxhisë

Avokati i Izet Haxhisë: Do kërkojmë rihapjen e dosjes! Nuk ka rrezik për jetën

U ekstradua nga Turqia, postimi në profilin e Izet Haxhisë: E vërteta zhytet, por nuk mbytet

Pamjet, Izet Haxhia në Komisariatin e Rinasit pas ekstradimit nga Turqia

Izet Haxhia mbërrin në Shqipëri, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie