Transmetuar më 14-06-2018, 14:52

Ndërsa ishte përpara trupit gjykues, për të kërkuar hapjen e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit, Izet Haxhia ka bërë një veprim të pazakontë.

Ai ka propozuar për martesë të dashurën e tij, edhe pse ndodhej pas hekurave të kafazit në gjykatë.

Në një moment ai nxjerr një letër, në të cilën me shkrim dore kishte shkruar propozimin për të dashurën, Francën.

“Të dua pafund, të dua përjetë! A pranon të martohesh me mua? Jam shumë i dashuruar me ty”, shkruan Izeti me gërma kapitale dhe me ngjyrë të kuqe.

Një detaj interesant dhe i padëgjuar më parë në gjykatat shqiptare.

Ndërkohë, në seancën e sotme, Haxhia kërkoi që të përballet me personin që e mbrojti për shumë vite si badigard, Sali Berishën. /k.k/noa.al/