Transmetuar më 26-04-2018, 09:12

Dalin në dritë detaje të reja, lidhur me tentativën e grabitjes së ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e Kamzës, ku një person u vra dhe gruaja e tij mbeti e plagosur.

Ngjarja ndodhi në një minimarket në rrugën “OSBE”, ku si pasojë e të shtënave nga persona të armatosur mbeti i vrarë 52-vjeçari Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij Merita Buci 44 vjeçe.

Gjithë skena ndodhi në sy të djalit të tyre 6-vjeçar, i cili pa se si dy persona të armatosur dhe maskuar, pasi kërkuan paratë e xhiros ditore, për shkak të kundërshtisë në të cilën hasën, hapën zjarr.

Mësohet se dy bashkëshortët Buci punonin bashkë në market dhe me të ardhurat që merrnin, mbanin tre vajzat dhe djalin e tyre.

Policia bëri me dije se deri tani mësohet se janë shoqëruar, 13 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Aktualisht vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes.

Policia e Tiranës vë në dispozicion 500.000 lekë të reja për cilindo që jep informacion të vlefshëm.

Për çdo informacion që do shërbejë për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje, ftohen qytetarët të telefonojnë në numrin 069 41 10 299, duke garantuar anonimatin. /a.y/noa.al

Tentativa e grabitjes me një të vrarë dhe një të plagosur, ky është viktima

Ngjarja në Kamëz! Shoqërohen 13 persona, 500.000 lekë për çdo informacion të vlefshëm

Grabitësit vranë burrin dhe plagosën gruan, ja identitetet e tyre

Shokuese, grabitësit sulmojnë në dyqan çiftin, burri humb jetën, rëndë gruaja