Transmetuar më 25-04-2018, 23:37

Një person u vra ndërkohë bashkëshortja e tij mbeti e plagosur rëndë pas një tentative grabitjeje në një dyqan në rrugën “OSBE” në Kamëz, gjatë orëve të mbrëmjes.

Fillimisht u raportua së të dy mbetën të plagosur, por pak më vonë u raportua se burri ndërroi jetë.

NOA mësoi se viktimë ka mbetur shtetasi Agim Buci 52-vjeç, ndëkorhë u plagos bashkëshortja e tij Merita Buci 44-vjeçe.

Sipas burimeve nga spitali gruaja është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se ata janë pronarë të një dyqani në Kamëz, ku hynë dy persona për të vjedhur. Pasi kanë hasur në rezistencë, grabitësit hapën zjarr duke i lënë të dy të plagosur, e për pasojë burri ndërroi jetë më vonë.

Një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Policise Tiranë nën drejtimin e Specialisteve të Departamentit të Policisë Kriminale po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Deri tani mësohet se jane shoqëruar, 13 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes.

Policia e Tiranës vë në dispozicion 500.000 lekë për cilindo që jep informacion të vlefshëm.

Për çdo informacion që do shërbejë për identifikimin e autorëve të kesaj ngjarjeje të telefonojnë në numrin 069 41 10 299, duke garantuar anonimatin./a.k/noa.al/