Transmetuar më 25-04-2018, 21:54

Një ngjarje e rënë ka ndodhur në Tiranë ku është vrarë me armë zjarri një person dhe është plagosur bashkëshortja e tij. 

Rreth orës 21:07, policia u njoftua se në rrugën “OSBE” në Kamëz, ka plagosje me armë zjarri. 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se  janë plagosur me armë zjarri në një dyqan shtetasit me inicialet A. B., dhe M. B., (burrë dhe grua) nga persona ende të paidentifikuar. 

Shtetasit e plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ku shtetasi A. B., ndërroi jetë, ndërsa bashkëshortja ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. 

Janë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje – dalje të Kamzës e në pika të tjera.

 Vazhdon krehja e zonës dhe kontrolli i territorit. 

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit./a.m./noa.al/