Transmetuar më 25-04-2018, 22:06

Një person u vra ndërkohë bashkëshortja e tij mbeti e plagosur rëndë pas një tentative grabitjeje në një dyqan në rrugën “OSBE” në Kamëz, gjatë orëve të mbrëmjes.

Fillimisht u raportua së të dy mbetën të plagosur, por pak më vonë u raportua se burri ndërroi jetë.

NOA mësoi se viktimë ka mbetur shtetasi Agim Buci 52-vjeç, ndëkorhë u plagos bashkëshortja e tij Merita Buci 44-vjeçe. Sipas burimeve nga spitali gruaja është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se ata janë pronarë të një dyqani në Kamëz, ku hynë dy persona për të vjedhur. Pasi kanë hasur në rezistencë, grabitësit hapën zjarr duke i lënë të dy të plagosur, e për pasojë burri ndërroi jetë më vonë./a.m./noa.al/