Transmetuar më 26-04-2018, 07:30

Personi që shikoni në fotografi është 52-vjeçari Agim Buci i cili mbeti i vrarë, gjatë një tentative grabitje në zonën e Kamzës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21.00 të kësaj të marte, në rrugën “OSBE”.

Persona të armatosur u futën në dyqanin ku ndodhej viktima dhe bashkëshortja e tij Merita Buci 44 vjeçe, duke u kërkuar paratë.

Por përballë kundërshtisë së tyre, ata hapën zjarr duke vrarë babanë e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djali Agim Buci dhe duke plagosur gruan e tij.

Ndërsa 52-vjeçari nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve, gruaja e tij ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Deri tani mësohet se janë shoqëruar, 13 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Aktualisht vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes.

Policia e Tiranës vë në dispozicion 500.000 lekë të reja për cilindo që jep informacion të vlefshëm.

Për çdo informacion që do shërbejë për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje, ftohen qytetarët të telefonojnë në numrin 069 41 10 299, duke garantuar anonimatin. /a.y/noa.al

Ngjarja në Kamëz! Shoqërohen 13 persona, 500.000 lekë për çdo informacion të vlefshëm

Grabitësit vranë burrin dhe plagosën gruan, ja identitetet e tyre

Shokuese, grabitësit sulmojnë në dyqan çiftin, burri humb jetën, rëndë gruaja